Konferencë "Modele për financimin e programeve për parandalimin e HIV-it"

26.09.2017 10:08

"Modele për financimin e programeve për parandalimin e HIV-it...

"Modele për financimin e programeve për parandalimin e HIV-it dhe uljes së dëmeve nga përdorimi i drogave", është tema e konferencës që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Shoqatës HOPS-Opsione për jetë të shëndoshë.

Në konferencë do të prezantohen përvojat evropiane lidhur me modelet për financim të programeve për parandalimin e HIV-it dhe uljes së dëmeve nga përdorimi i drogave të cilat i zbatojnë organizatat civile.

Do të bisedohet edhe cili model është më adekuat për Republikën e Maqedonisë.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Punës dhe Politikës Sociale, shoqata të qytetarëve.