Sot vazhdon seanca kundër Grujovskit, mund të gjykohet në mungesë
Pas dy muaj e gjysmë pasi ishte shtyrë seanca e parë....

Pas dy muaj e gjysmë pasi ishte shtyrë seanca e parë, sot do të vazhdojë seancë tjetër për rastin “Fortesa 2”, në të cilën i dyshuari i parë është Goran Grujovski, i cili tashmë ndodhet në arrati.
Në seancën e kaluar avokatët e mbrojtes Ljupço Shvrgovski dhe Mile Petrovski, kërkuan më shumë kohë për përgatitje të mbrojtes. Ndërsa gjykatësja, Lidija Petrovska, atëherë deklaroi se gjykata nuk ka marrë dëshmi për arritjen e ftesave. Në rastin “Fortesa 2”, i dyshuari i parë është ish-drejtori i Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujovski dhe gjashtë zyrtarë tjerë të DSK-së.
Të akuzuarit në “Fortesa 2” ngarkohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shkatërrim të dokumenteve lidhur me përgjimet e paligjshme.
Ndërkohë, Ministri i brendshëm Oliver Spasovski, tha se policia ka informacione rreth të arratisurve , por nuk mund t’i bëjë publikë për shkak të fshehtësisë së hetimeve.
Ne kemi njohuri, çdo ditë marrim të dhëna të ndryshme, i kontrollojmë, por nuk janë të dhëna që mund ti ndajmë me publikun. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski pret që deri në fund të vitit të ketë zgjidhje ligjore në pjesën e ndjekjes së komunikimeve, dhe atëherë do të përcaktohet qartë nëse DSK-ja do të jetë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë, apo të Ministrisë së brendshme si deri më tani. Puna e dsk-se ishte pjesë e raportit të Pribesë.
