Dalin rezultatet e referendumit, kurdët drejt pavarësisë
26.09.2017 12:13
Kanë dalë rezultatet e para nga referendumi për pavarësi i popullatës kurde në Irak....

Kanë dalë rezultatet e para nga referendumi për pavarësi i popullatës kurde në Irak.
Sipas rezultateve populli kurd ka votuar për t'u ndarë nga Iraku e për të formuar një shtet të pavarur që me shumë mundësi do të quhet Kurdistan.
Sipas numërimit të votave del se mbi 90% e votuesve kanë votuar pro referendumit. E, megjithatë, vlen të theksohet se procesi i numërimit po vazhdon.
Nga ana tjetër ushtria turke ka filluar manovra të përbashkëta ushtarake me ushtrinë e Irakut.
Ende nuk ka sinjale të qarta nëse do të fillojë lufta me popullatën kurde, por të gjitha mundësitë janë mbi tavolinë.
