“Fortesa2”, anulohet seanca, Grujovski e Boshkoski ende në arrati

26.09.2017 12:26

Është anuluar për në 2 tetor seanca gjyqësore për rastin “Fortesa 2”....

Është anuluar për në 2 tetor seanca gjyqësore për rastin “Fortesa 2”. Gjykata Penale pret njoftim nga MPB se ish eprori i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujovski, dhe bashkëpunëtori i tij i punësuar në DSK, Nikolla Boshkoski, janë të pakapshëm për forcat e rendit. Avokatët kërkuan që të mos publikohen fotografi nga seancat gjyqësore.

PPS dyshon se Goran Grujovski dhe gjashtë të punësuarit e tjerë në DSK kanë shkatërruar dokumentacionin zyrtar që ka lidhje me përgjimet e paligjshme. Grujovski dhe Boshkovski që nga 18 korriku janë në arrati dhe po kërkohen edhe me fletëarrest ndërkombëtar.

Ata janë të pakapshëm për drejtësinë që në ditën kur Gjykata Supreme pas prolongimit disaditor u vërtetoi paraburgimin e caktuar paraprakisht nga  Gjykata Penale.