Rasti “Lagja e trimave”, Kurtishi: Aktakuza në kundërshtim me dëshmitë

26.09.2017 13:34

“Unë nuk kam faj që jetoj në “Lagjen e trimave”, ka theksuar i akuzuari, Besnik Ajdini....

“Unë nuk kam faj që jetoj në “Lagjen e trimave”, ka theksuar i akuzuari, Besnik Ajdini, në fjalët e tij përfundimtare para trupit gjykues.

Nga mbrojtja thonë se Besnik Ajdini është kapur nga policia në dalje nga shtëpia e tij së bashku me fëmijët dhe se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti as me rastin, as me të akuzuarit e tjerë.

Avokati, Avni Kurtishi, kërkon nga gjykata që gjatë vendosjes t’i ketë parasysh provat dhe të sjell vendim të drejtë me të cilin Besnik Ajdini do të lirohet nga akuza. Sipas tij, si provat e prokurorisë si ato të mbrojtjes thonë se Ajdini është i pafajshëm në këtë proces.

“Në aktakuzë thuhet se Besnik Ajdini është kapur nga ana e policisë në orën 16:45 më datë 10.05.2015 .Kurse sipas dëshmisë së prokurorisë dhe dëshmive tona flasin për diçka tjetër se Besnik Ajdini është arrestuar më 09.05.2015 në orën 09:30. Prokuroria nuk ka asnjë lloj aktakuze ndaj Besnik Ajdinit. Provat të cilat i ka sjellë prokuroria, i përgënjeshtrojnë ato, që do të thotë se  dëshmitë flasin diçka tjetër, prokuroria tjetër, pra janë në kundërshtim aktakuza me fjalët që i thonë dhe dëshmitë”,- deklaroi avokati mbrojtës, Avni Kurtishi.

Për ngjarjen e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 akuzohen 38 persona, shumica prej tyre shtetas të Kosovës. Procesi është në fazën përfundimtare dhe sipas njoftime ai mund të mbyllet në gjysmën e dytë të tetorit me shpallen e vendimit gjyqësor ndaj të akuzuarve. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, dhe ai i drejtësisë, Bilen Sali, kërkuan hetim ndërkombëtar për rastin. (Florije Beluli-Kamberi, TVM2)