Fazliu, raport për 100 ditëshin e punës së MPL-së
Në 100 ditët Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, ministri Suhejl Fazliu...

Në 100 ditët Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, ministri Suhejl Fazliu, mes tjerash përmendi sigurimin e 1 milion eurove fonde nga Bashkimi Europian për 30 komuna. Për forcim të kapaciteteve komunale janë siguruar edhe 1 milion e 200 mijë euro nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe UNDP, gjegjësisht mjete që do u ndahen 24 komunave.
Ministri Fazliu po ashtu njoftoi se është faza e përzgjedhjes së projekteve për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën për mjetet e siguruara nga fondet IPA.
“Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në qershor shpalli thirrjen e parë publike për projektet e bashkëpunimit ndërkufitar mes RM-së me RK-në, në kuadër të fazës së dytë të programit IPA të BE-së. Vlera totale është 2 milion e 40 mijë euro për projekte për dy vendet. Bashkëfinancimin në shume prej 15% të fondeve e siguron Ministria e Vetëqeverisjes Lokale” ,- deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu.
Në të ardhmen prioritet i kësaj ministrie do të jetë puna transparente dhe llogaridhënia në funksion të zhvillimit të komunave me qëllim të rritjes së cilësisë së jetës të qytetarëve. (Lumturije Hajro, TVM2)
