Futboll
Holanda me shumë vështirs të mëdha kundër Australisë
18.06.2014 20:21
Holanda as që ka imagjinuar se do ta has në rezistencë të fortë të Australisë...

Holanda as që ka imagjinuar se do ta has në rezistencë të fortë të Australisë. Holandezët humbjen e kthyen në fitore me rezultat 3:2.
Holanda shënoi fitoren e dytë më radhë në grupin B, por kësaj here shumë të vështirë me rezultat 3:2 kundër Australisë, e cila fascinoi me lojë të shkëlqyeshme.
Ndeshje dramatike deri në fund me kthesa në rezultat dhe me pesë gola të shënuara. “
Tulipanët” humbjen e kthyen në fitore dhe tash me 6 pikë prijnë në renditjen e grupit B në Kampionatin Botëror – Brazili 2014 në futboll. Për Australianët është humbja e dytë pas asaj me Kilin (3:1), ndërsa Holanda realizoi fitoren e dytë, ngase të parën e arriti me Spanjën me rezultat bindës 5:1.
Australisë i mbetet të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit me Spanjën, ngase edhe teorikisht ka humbur shpresat për vend të dytë. Në minutën e 20-të, Arjen Robben me një shpejtësi të madhe futet brenda 16-shit, duke mos pasur mundësi asnjë mbrojtës të ndalë dhe me gjuajtje të fortë mposhti portierin australian dhe 0:1.
Pas një minute, McGoëan me mjeshtri pason një top në 16-shin holandez dhe Tim Kehill nuk e lë topin të bie as në tokë por me të parën godet furishëm duke lënë në pozicionin mat portierin Silesen. Në minutën e 53-të, penallti për australianët, pasi gjuajtja e Bozaniçit u ndalë me dorë nga Janmaat. Jedinak me mjeshtri kryen penalltinë dhe shënoi për 2:1 për australianët në minutën e 54-të.
Gëzimi i “Kangurëve” nuk zgjati më shumë se katër minuta, pasi holandezët ndërmorën një aksion të shpejtë kur sulmuesi Roben van Persie u gjend në pozitë të pastër dhe barazoi rezultatin 2:2.
Në minutën e 68-të, zëvendësuesi Memfis Depaj, prej 25 metrave dërgoi gjuajtje mjaft të fortë, ndërsa reagimi i portierit Rajan nuk ishte si duhet dhe topi përfundoi në rrjetë, 2:3. Holanda shënoi fitore sa të vështirë aq edhe të madhe, kurse australianëve ia ktheu shpinën fati sportiv dhe mbeten në kuotën e zero pikëve edhe pas xhiros së dytë.
