Zgjedhjet lokale 2017, VMRO-DPMNE tubim në Ohër

26.09.2017 14:06

Partia më e madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE....

Partia më e madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, dhe Koalicioni  “Për Maqedoni më të mirë", fushatën për zgjedhjet lokale të 15 tetorit  e filluan në Ohër. Programi i ri për katër vitet e ardhshme tani më është gati dhe të gjithë do të kenë mundësi që ta lexojnë me kujdes dhe kështu me zbatimin e saj Ohri do të përjetojë edhe një ngritje, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, gjatë njoftimit të qytetarëve me programin e partisë së tij.  Gruevski veçoi disa nga projektet që janë të planifikuara të realizohen në të ardhmen në këtë komunë.

“Premtojmë rikonstruimin e shëtitores së qytetit i cili do të ndërtohet dhe do të shndërrohet në një shëtitore moderne ku banorët e kësaj ane dhe turistët do të mund ta kalojnë kohën e lirë. Në kuadër të kësaj do të zgjerohet dhe rikonstruohet sheshi Shën Klimenti i Ohrit, ndërsa një pamje të re dhe moderne do të fitojë edhe në sheshi Republika e Krushevës. Ne jemi duke planifikuar ndërtimin e një parku të ri modern që do të lidh  shëtitoren e qytetit me disa shëtitore tjera përreth. Ne parashikojmë rindërtim të plotë të  bulevardit  turistik, këtu hynë trotuaret, kanalizimet, furnizimi me ujë dhe ndërtimi i vendkalimeve dhe rrugët për biçikleta.  Me 15 tetor nuk do të ketë vetëm zgjedhje lokale, por në të njëjtën kohë do të mbahet edhe referendumi i qytetarëve, pasi që tani qytetarët e kana bërë krahasimin e nevojshëm. Në krizën më të madhe ekonomike, ekonomia po rritej, investitorët vinin dhe hapnin vende të reja pune. Ndërsa  e gjithë kjo rënie në ekonomi filloi menjëherë pas formimit të qeverisë së re. Qeveria aktuale i ka ndaluar të gjitha projektet e ndërtimit në vend, tre autostrada, Qendrën Klinike në Shkup, vetëm për shkak të zemërimit. Ata ndaluan ekonominë dhe nuk kanë asnjë plan se si të vazhdojnë më tutje. VMRO-DPMNE ka  përgatitur një plan për secilën komunë dhe për suksesin e Maqedonisë për dekadën e ardhshme”,- deklaroi kryetari  i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. 

Kandidati për kryetar komune në Ohër, Mitko Talevski, para bashkëqytetarëve të tij theksoi se nëse e fiton besimin e tyre, gjatë mandatit të tij do të realizojë më shumë projekte infrastrukturore, si ndërtimin e shëtitoreve, rikonstruimin e dy shesheve kryesore në qytet, rikonstruimin e shkollave, çerdheve, ndërtimin e një parku modern, ndërtimin e banesave sociale dhe shumë  projekte të tjera të cilat janë në të mirë të qytetarëve.

“Betimi është një gjë e shenjtë, prandaj tani para jush me shumë përgjegjësi pohoj se si kryetar i ardhshëm i komunës së Ohrit, me shumë vetëdije do të realizoj obligimet dhe detyrimet  ndaj qytetarëve. Kam një vizion dhe  mision se si Ohri  të vazhdojë me projekte të reja dhe  të përsos karakterin e vërtetë europian dhe bashkëkohor. Rreth meje, ka një ekip këshilltarësh të provuar në fushat e tyre përkatëse, plot me njohuri, entuziazëm dhe dashuri të sinqertë për qytetarët e Ohrit dhe Ohrin. Ne mbajmë premtimet tona. Detyra jonë është zgjidhje dhe vepra, sepse ideja duhet të jetojë”,- tha kandidati për kryetar në Ohër, Mitko Talevski.

Nëse e fitoj mbështetjen tuaj për kryetar komune në këto zgjedhje lokale, ju siguroj se projektet prioritera do të realizohen tërësisht. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Ohrit që të votojnë VMRO-DPMNE-në dhe të vazhdojnë të shpërndajnë energjinë pozitive dhe motivin e fort deri te të gjithë banorët e kësaj ane, që të mund të kuptohet porosia e kësaj partie, e cila do të çojë deri te fitorja e 15 tetorit që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Telaevski tha se për Ohrin do të vendoset me stilolaps pasi që të gjithë do të fokusohen në zgjidhjen e problemeve duke mos hequr dorë nga besimi për një të ardhme më të mirë për qytetin e Ohrit. (Sanije Duraku, TVM2)