Maqedoni

MASh: UT të respektojë marrëveshjen me studentët

26.09.2017 15:11

Ministria e Arsimit përkujton UT-në, se në universitetet në të cilat zhvillohen studime të disperzuara...

Ministria e Arsimit përkujton UT-në se në universitetet në të cilat zhvillohen studime të disperzuara, në konkursin për regjistrim dhe marrëveshjet e nënshkruara për studim, universiteti obligohet t’u mundësojë studentëve të studiojnë atje ku kanë filluar studimet.

Konstatimi erdhi pas takimit të studentëve të UT-së që studiojnë në Shkup, të cilëve u është thënë se sivjet studimet do t’i vazhdojnë në fakultetet amë në Tetovë. Ndryshimi i kushteve të studimit, pas fillimit të të njëjtave, në kundërshtim me vullnetin e studentëve, do të thotë mosrespektim i marrëveshjes së nënshkruar. Universiteti duhet t’u mundësojë studentëve të përfundojnë studimet e tyre në pajtim me kushtet të cilat iu ka ofruar në fillim përkujtojnë nga MASh-i.