Zgjedhjet lokale 2017, Ganiu: Për Çairin, kontratë 2017-2021; Qamili: Dollneni plot borxhe, ne kemi projekte
26.09.2017 16:19
Visar Ganiu, kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Çairit....

Visar Ganiu, kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Çairit ka prezantuar projektet të cilat pritet të realizohen në mandatin 2017-2021 të emërtuar si kontrata 2017-2021. Ganiu thotë se kontrata është formuar në bashkëpunim me qytetarët.
“Këtë program e kemi quajtur kontrata për Çairin 2017 - 20121. I gjithë ky program është bërë në bashkëpunim me qytetarët, ndërsa të njëjtin e kemi hartuar me ekspertë të fushave të ndryshme dhe besojmë se ky program është i realizueshëm gjatë këtij mandati”,- deklaroi kandidati i BDI-së për komunën e Çairit, Visar Ganiu.
“Programi ynë parashikon investime dhe zgjidhjen e shumë çështjeve në arsim, urbanizëm, infrastrukturë, zhvillimit ekonomik, shëndetësisë, kulturës, sportit, ambientit jetësor etj. Gjendja aktuale është katastrofave me borxhe që pamundësojnë edhe funksionimin normal të procesit mësimor”,- tha kandidati i BDI-së për komunën e Dollnenit, Xhemil Qamili.
