Botë

Kurdistani irakian, 90% e kurdëve i thanë po pavarësisë

26.09.2017 17:47

90% e kurdëve i kanë thënë po referendumit të djeshëm për pavarësi të rajonit autonom kurd nga Iraku...

Rezultatet preliminare të referendumit tregojnë se 72 për qind e votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe 90 për qind e tyre i kanë thënë “po” pavarësisë, raporton televizioni kurd Rudaw.

Rezultatet finale të zgjedhjeve pritet të publikohen më 27 shtator. Por, Turqia ka akuzuar liderët e rajonit kurd të Irakut për “tradhti” pas referendumit për pavarësi, derisa qeveria irakiane ka përjashtuar bisedimet për shkëputjen e mundshme të Kurdistanit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar kurdët e Irakut se ata do të vdesin nga uria kur Turqia do të bllokojë kalimin e kamionëve përmes kufirit. Ai shtoi se të gjitha opsionet ekonomike dhe ushtarake po shqyrtohen.