Futboll
Spanja i thotë lamtumirë botërorit
18.06.2014 23:11
Spanja i thotë lamtumirë Kupës së Botës “Brazil 2014”, pas humbjes 0-2 ndaj Kilit

Spanja i thotë lamtumirë Kupës së Botës “Brazil 2014”, pas humbjes 0-2 ndaj Kilit, e dyta radhazi në fazën e grupeve.
Pas asaj humbjeve të turpshme ndaj Holandës (5-1 ), spanjollët marrin një tjetër goditje, këtë herë ndaj amerikano-jugorëve të cilët ata i kishin mundur gjithnjë. Eduardo Vargas ka thy er baraspeshën në minutën e 20-të, duke kaluar në avantazh kilianët, të cilët ishin dominues pothuajse gjatë të gjithë pjesës së parë.
Charles Aranguiz dy fishoi në minutën e 43-të duke i dhënë goditjen përfundimtare skuadrës së Vinsente Del Boskes.
Asgjë nuk solli për iberikët 45-minutëshi i dy të, përveç shpërqendrimit në fushë dhe shpërdorimit të aty re pak rasteve konfuze që krijuan.
Nga ana tjetër, kilianët gjithçka e merrnin lehtë duke u përpjekur të fitonin sa më shumë kohë me qarkullime.
As zëvendësimi i Diego Kostës që në minutën e 64-t me Torresin nuk ndry shoi asgjë në lojën e aty re që dominuan për gati 7 vite futbollin evropian dhe atë botëror.
Tashmë Kili dhe Holanda, të dy ja me nga 6 pikë në Grupin B, do të ndeshen mes ty re për të ndarë vendin e parë, ndërsa Spanja do të takohet sa për statistikë me Australinë, edhe kjo me zero pikë.
