Kolumbia - Bregu i Fildishtë
Një nga supersfidat e ditës së sotme zhvillohet sot nga ora 18:00 në Brazilia ku përballë vihen Kolumbia dhe Bregu i Fildishtë...

Një nga supersfidat e ditës së sotme zhvillohet sot nga ora 18:00 në Brazilia ku përballë vihen Kolumbia dhe Bregu i Fildishtë. Fitorja i siguron kualifikimin në 1/16 e finales secilës përfaqësuese, por cila do arrijë triumfin mbetet të shihet.
Kolumbia regjistroi fitore ndaj Greqisë në ndeshjen e parë me rezultat 3-0, kurse Bregu i Fildishtë mposhti Japonin me rezultat 2-1. Për dallim nga ndeshja e kaluar sot pritet që Fredy Guarin dhe Jackson Martinez të startojnë nga minuta e parë.
Ndërsa përzgjedhësi i Bregut të Fildishtë, Sabri Lamouchi ka gjasa të filloj me Didier Drogba dhe Bony në sulm , dyshe e cila funskionoi mjaft mirë ndeshjen e kaluar. Në 5 ndeshjet e fundit kolumbianët kanë regjistruar 2 fitore dhe 3 barazime, kurse Bregu i Fildishtë 2 fitore, 2 barazime dhe një humbje nga Bosnja e Hercegovina.
Gjithashtu duhet theksuar se këto dy skuadra nuk janë takuar asnjë herë më parë mes vete. Gjyqtari kryesor vije nga Anglia, Howard Webb që asistohet nga M.Mullarkey (Eng), D.Cann (Eng) dhe Victor Carrillo nga Peruja. Parashikimi i autorit: Kolumbi 1-2 Bregu i Fildishtë.
