Ministri Fazliu në Petriç në Ditën Evropiane të Bashkëpunimit

27.09.2017 09:31

Me ftesë të ministrit bullgar të Zhvillimit Rajonal dhe Punës Publike Nikollaj Nankov....

Me ftesë të ministrit bullgar të Zhvillimit Rajonal dhe Punës Publike Nikollaj Nankov, sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu do të marrë pjesë në shënimin e Ditës Evropiane të Bashkëpunimit në Petriç, Bullgari.

Ngjarja, siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, është organizuar në kuadër të Programit për bashkëpunim rajonal të Bashkimit Evropian INTERREG - bashkëpunim tejkufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Në manifestim do të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të Petriçit dhe të Strumicës, komuna të cilat në kuadër të Programit për bashkëpunim tejkufitar kanë zhvilluar më shumë projekte të përbashkëta, të financuara nga IPA instrumenti i Bashkimit Evropian.