KShZ, 17 komunave me xhirollogari të bllokuar do t’u ndihmojë për organizimin e zgjedhjeve lokale

27.09.2017 10:00

Komisioni Shtetëror Zgjedhor 17 komunave me xhirollogari të bllokuar....

Komisioni Shtetëror Zgjedhor 17 komunave me xhirollogari të bllokuar do t’u ndihmojë që të organizojnë zgjedhjet lokale.

Me 30 milionë denarë, KShZ do t’u ndihmojë 17 komunave me xhirollogari të bllokuar, edhe atë në lidhje me realizimin e obligimeve rreth organizimit të zgjedhjeve lokale. Sipas KShZ-së, bëhet fjalë për shpenzime rreth udhëtimit, sigurim të hapësirës për votim, rrymës, ujit, si dhe kompensim për bordin.

Komunat kanë detyrim ligjor të planifikojnë financime për zgjedhjet lokale të cilat mbahen çdo katër vjet.

Përndryshe, zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor në Maqedoni, janë të ciklit të rregullt dhe ka tre ditë që ka filluar fushata zgjedhore.