Këshilli Penal rrëzon dënimin e Fetait dhe Janevës
27.09.2017 10:12
Këshilli Penal ka rrëzuar vendimin për dënimin e dy Prokuroreve Speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai.....

Këshilli Penal ka rrëzuar vendimin për dënimin e dy Prokuroreve Speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai për siç u tha, sjelljen e tyre në një nga seancat gjyqësore të rastit “Shuplakat” kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Këshilli Penal e ka kthyer vendimin, duke kërkuar sqarime të mëtejshme nga gjykatësja e rastit Tatjana Mihajllova.
Gjykatësja Mihajllova nuk ka dhënë sqarime për gjobitjen me 4 mije euro të Janevës dhe Fetait, për mungesë respekti ndaj gjykatës apo për prishjen e rendit në seancë.
