Në 11 aksidente në Shkup lëndohen lehtë pesë persona
Pesë persona janë lënduar lehtë në pesë prej gjithsej 11 aksidenteve....

Pesë persona janë lënduar lehtë në pesë prej gjithsej 11 aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në gjashtë është shkaktuar dëm material.
Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të shkeljeve, në mesin e së cilëve 42 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, tre shoferë nuk i kanë respektuar semaforët, dy shoferë nuk i kanë respektuar rregullat për parakalim, shtatë shoferë fillestarë kanë bërë shkelje mbi baza të ndryshme, si dhe 17 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur 52 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.
Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 76 automjete.
