Ish-kryeministri turk, Davutogllu, për vizitë në Maqedoni
Ministri i angazhuar i Investimeve të Huaja në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Adnan Qahil....

Ministri i angazhuar i Investimeve të Huaja në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Adnan Qahil, mbrëmë e priti dhe realizoi takim me ish-kryeministrin e Republikës së Turqisë dhe deputet aktual nga Konja, Ahmeti Davutogllu, i cili po qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.
"Davutogllu, i cili do të jetë për vizitë pune treditore, pas takimit me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, do të realizojë edhe vizitë të Kabinetit të ministrit të Investime të Huaja, Adnan Qahil",- kumtuan nga kabineti i ministrit.
Në suaza të vizitës treditore në vend, Davutogllu do të realizojë takime edhe me presidentin, Gjorge Ivanov.
Është paraparë që ai më 28 shtator të mbajë fjalim në panel-diskutimin për perceptimin e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, në organizim të Shoqatës së studentëve të diplomuar nga Turqia.
