Kroacia mban shpresat, eleminohet Kameruni!
Kroacia ka arritur fitore tejet të rëndësishme dhe bindëse prej 4-0 ndaj skuadrës afrikane, Kamerunit që ishte inegzistente në fushë.

Kroacia ka arritur fitore tejet të rëndësishme dhe bindëse prej 4-0 ndaj skuadrës afrikane, Kamerunit që ishte inegzistente në fushë.
5 minutat e para i takuan Kamerunit, por më pas kontrollin e mori Kroacia, e cila shënoj nëpërmjet Olic në minutën e 11'. 5 minuta para përfundimit të pjesës së dytë, Alexander Song goditi me grusht Mandzukicin, me ç'rast mesfushori i Barcelonës u ndëshkua me të kuq pas atij gjesti fëmijëror. Pjesa e dytë i takoi në tërës skuadrës ballkanase.
Në minutën e 48' me një aksion solo, Ivan Perisic dyfishoi epërsin.
Sulmuesi i Bayern Munchen, Mario Mandzukic shënoi dy gola në minutat 61' dhe 73' për ta vulosur rezultatin 4-0 dhe për t'i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim për Kroacin, teksa në anën tjetër, Kameruni eleminohet.
