Rasti “Mitmarrja”, anulohet seanca gjyqësore për mitmarrje kundër Zaevit

27.09.2017 12:36

Seanca e sotme gjyqësore për lëndën “Mitmarrje”, ku i akuzuar është kryeministri aktual, Zoran Zaev, është anuluar me arsyetimin se gjykatësja është në pushim mjekësor...

Gjykata gjithashtu ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse për tërheqjen e incizimeve nga masat e veçanta të hetuesisë, të cilat ishin të publikuara në YOUTUBE me arsyetimin se ato janë dëshmi në procedurë.

Sipas kryeministrit Zaev, vetëm publikimi i plotë i incizimeve do ta dëshmojë të vërtetën, se incizimi i publikuar në opinion është i montuar dhe nuk është i vërtetë. Sipas kryeministrit Zaev, e gjithë faji për këto incizime bie mbi Prokurorinë dhe jo Ministrinë për Punë të Brendshme.

“Ishim të informuar se gjykatësja prej ditës së djeshme është në pushim mjekësor. Na e dhanë vendimin me të cilin refuzohet propozimi i avokatëve tanë për tërheqjen e masave të cilat janë të publikuara në opinion, ndërsa ne kërkuam të mos shfrytëzohen si masa dëshmuese, sepse ishin të publikuara në rrjetin YOU TUBE. Ata janë masa nga përcjellja joligjore dhe besoj se këto masa me të vërtetë nuk duhet të përdoren në procedurë. Do të shqyrtojmë vendimin e tillë dhe me avokatët e mi do të vendosim nëse do ta ankimojmë këtë vendim. Këtu jemi në çdo seancë dhe deri në fund do të qëndrojmë të fitojmë drejtësinë”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Sipas aktakuzës, Zaevi ngarkohet se si kryetar i Komunës së Strumicës ka kërkuar mitmarrje nga një biznesmen i Strumicës në vlerë prej 160 mijë euro për vend ndërtimor në Strumicë. (Florije Beluli-Kamberi, TVM2)