Qeveria, vendim për Regjistrin Qendror Elektronik

27.09.2017 14:25

Projekt i ri qeveritar “Regjistri Qendror Elektronik i Popullsisë”....

Projekt i ri qeveritar “Regjistri Qendror Elektronik i Popullsisë”, për të cilin dje është miratuar informacion në seancën qeveritare, do të mundësojë qasje më të thjeshtë në të gjitha informacionet servisore dhe shërbyese në më shumë institucione, siç janë MPB, Kadastra dhe të tjera.

Siç deklaroi për mediat zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, për realizimin e projektit është obliguar Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe MPB, të cilat prej më 5 tetor duhet ta harmonizojnë planin veprues për zbatimin e tij, ndërsa vendimi përfundimtar duhet të përpunohet deri në korrik të vitit 2018. Ai theksoi se Regjistri i Popullsisë nuk mund të lidhet me regjistrimin.

"Kur të bëhet dhe sigurohet vetë vegla, përmes saj është e mundur të bëhet edhe regjistrimi elektronik, por ajo nuk e përjashton zbatimin e regjistrimit të popullatës në formën e tij të standardizuar. Regjistri i popullsisë nuk është zëvendësim i regjistrimit. Regjistri elektronik i popullsisë është me qëllim tjetër”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

 Lidhur me mundësinë që të dhënat e Regjistrit të popullsisë të përdoren si bazë për plotësimin e të drejtave politike, midis të tjerash edhe ato të cilat dalin prej Marrëveshjes së Ohrit, zëdhënësi i Qeverisë theksoi se bëhet fjalë për çështje hipotetike, pasi që projekti është në përpunim dhe akoma nuk është funksional. (Lumturije Hajro, TVM2)