Futboll

Sfida kryesore e natës së sotme zhvillohet mes Uruguajit dhe Anglisë.

19.06.2014 18:26

Të dy përfaqësueset pësuan humbje në ndeshjet e para dhe veç fitores nuk i konvenon asnjë rezultat tjetër...

Të dy përfaqësueset pësuan humbje në ndeshjet e para dhe veç fitores nuk i konvenon asnjë rezultat tjetër. Oscar Tabarez tani mund të llogarisë edhe te lojtari kryesor, Luis Suarez që kthehet pas problemeve të shumta me gjurin e tij të cilin e operoi pak para startit të këtij kompeticioni.
 
Në anën tjetër pritet mungesa e Maxi Perreira që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Kosta Rikës e cila befasoi skuadrën nga Amerika Latine duke e mposhtur 3-1. Djelmoshat e Roy Hodgson dhuruan paraqitje mjaft të mirë ndaj Italisë, por në fund rezultati nuk ishte në anën e tyre.
 
Sot pritet që nga fillimi të startoj Ross Barkley dhe Jack Wilshere, kurse Jordan Henderson pritet të mbetet jashtë së bashku me Rooney ose Danny Welbeck edhe pse Hodgson nuk ka konfirmuar asgjë. 
 
Carballo që asistohet nga dy bashkëkombasit e tij Fernandez dhe Yuste, kurse gjyqtari i katërt është Faghani nga Irani. Këto dy skuadra janë tkuar 10 herë mes vete, 4 fitore të Uruguajit, 3 barazime dhe 3 fitore të Anglisë. Parashikimi i autorit: Uruguaj 1-2 Angli.