Zgjedhjet lokale 2017, BDI prezanton prioritetet në Butel dhe Shutkë

27.09.2017 15:30

Kandidati i BDI-së për kryetar në Komunën e Shuto Orizares, Xhelal Çajani....

Kandidati i BDI-së për kryetar në Komunën e Shuto Orizares, Xhelal Çajani, prezantoi prioritete afatshkurta të integristëve për këtë komunë.

Prioritetet i prezantoi edhe bartësi i listës së këshilltarëve të BDI-së në Butel, Nail Saliu.

“Përmbyllja e procesit të legalizimit, hapja e gjashtë bashkësive vendore në territorin e komunës, zgjidhja e problemit me ujin, kanalizimin, ndriçimi i të gjitha rrugëve dhe mirëmbajtja e tyre, asfaltimi i të gjitha rrugëve të komunës, hapja e tunelit nën hekurudhë në lagjen e poshtme të Shuto Orizares, hapja e një shkolle fillore në Orizare të Poshtme, hapja e tri çerdheve për fëmijë në tërë territorin e komunës etj”,- deklaroi kandidati për kryetar të Komunës Shuto Orizare – BDI, Xhelal Çajani.

“Realizimi i përfaqësimit të drejtë në administratën komunale në Butel komfor Marrëveshjes së Ohrit, rregullimi i infrastrukturës në vendbanimet shqiptare, asfaltimi i rrugëve, rregullimi i ujësjellësit, kanalizimet fekale dhe ndriçimi i rrugëve, ndërtimi i shkollës fillore në Vizbeg gjatë vitit 2018 dhe një sallë sportive në fshatin Luboten, ndërtimi i një shtëpie të kulturës, ndërtimi i një çerdhe të re në “Butel I”etj”,- tha bartësi i listës së këshilltarëve të BDI-së – Butel, Nail Saliu.