Maqedoni

Trajanovski: Të lidhen Aerodromi dhe Kisella Voda me rrugë të re

27.09.2017 17:31

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Shkupit ka promovuar projektin për rrugën e re që do të lidhë komunën e Aerodromit dhe Kisella Vodës...

“Duam të promovojmë edhe një projekt në fushën e komunikacionit nga programi im zgjedhor. Duam të promovojmë rrugën e re “Eseninova”, e cila do të jetë lidhje e re e bulevardit "Treta Makedonska Brigada" me bulevardin "Boris Trajkovski". Kjo do të realizohet nëpërmjet ndërtimit të një rruge të re që do të kalojë nga kryqëzimin përmes bulevardit “Treta Makedonska Brigada” dhe rruga “Nikolla Karev”, tek ambulanca “Prolet”, drejt lagjes “Kisella Vodë” dhe e njëjta do të lidhet me bulevardin "Boris Trajkovski". Me realizimin e këtij projekti do të arrihet lidhje e re në mes të Komunës së Aerodrom dhe Kisella Vodës dhe do të jetë rrugë më e shkurtër për ata që duan  të anashkalojnë qendrën dhe turmën në disa orë të caktuara”,- deklaroi kandidati për kryetar në Qytetin e Shkupit, Koce Trajanovski.
 
SANIJE DURAKU