Maqedoni

Këshilli i Gjykatës Penale, PPS nuk mund të përdorë “bombat” si dëshmi; Të akuzuarit e PPS-së, Gjykata nuk ia kthen pasaportën Gruevskit

27.09.2017 17:45

Këshilli i Gjykatës Penale në Shkup vendosi që bisedat e përgjuara të mos përdoren si dëshmi në rastet “Tenderët”, “Toplik” dhe “Tortura”...

“Veçohen nga shkresat e lëndës dëshmitë nga lista e aktakuzës si dëshmi të siguruara në mënyrë të paligjshme dhe me shkeljen e të drejtave dhe lirive të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”,- thuhet në arsyetimin e vendimit të Këshillit.

Ky vendim bie ndesh, si edhe herët e kaluara, me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila i dha të drejtë PPS-së të përdorë si dëshmi të ashtuquajturat “Bomba”. PPS thotë se do të shfrytëzojë mundësinë ligjore dhe do t’i ankimojë vendimet.

Ndërkohë edhe përkundër kërkesës së kreut të VMRO-së, Këshilli Penal i sektorit për krim të organizuar vendosi të mos ia kthejë pasaportën ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Ende pritet vendimi i këtij këshilli për kërkesën e njëjtë edhe të të akuzuarve të tjerë në lëndë të ndryshme të PPS-së, në mesin e të cilëve është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. 

BESIM ABDULLAI