Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, “E Majta”: vizioni për Shkupin e Manastirin
27.09.2017 18:00
Partia “E majta” ka prezantuar sot prioritetet që do të kenë kandidatët e saj në komunat ku garojnë...

Marija Xhons, kandidate për kryetare në Qytetin e Shkupit nga partia “E majta”, tha se urgjentisht duhet të ndryshohet pani detal urbanistik, zona ku ish fabrika “Alumina” ka funksionuar, nuk duhet të bëhet zonë e re ndërtimore, por e njëjta duhet të vihet në shërbim të qytetarëve.
Ky vend duhet të bëhet zonë e gjelbëruar, ku qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë për rekreacion dhe njëkohësisht për ajër të pastër, tha Xhons. “Vizioni i “Të majtës” për Shkupin është vizioni për një qytet human, qytet të gjelbëruar, qytet në të cilin do të ecim dhe frymojmë lirshëm dhe nuk do të thithim helm, qytet ku secili do të jetë i respektuar dhe trajtuar njëlloj dhe gjithsecilit do të ketë qasje të barabartë në shfrytëzimin e këtyre mundësive”,- theksoi Xhons.
“Këshilltarët tanë në komunën e Karposhit dhe Qytetit të Shkupit do të futen kur ta respektojnë dëshirën e qytetarëve të Shkupit, Karposhit, Debar-Mahallës dhe të gjithë atyre që janë të pakënaqur, si p.sh. banorët e Çairçankës, të cilëve ua morën parkun, me gjithë këtë ata ngurojnë të dalin nga shtëpitë e tyre dhe të flasin për këtë, ta ngrenë zërin ndaj padrejtësive që ju bëhet. Në këtë pjesë, pra këtu pas meje, duhet të ndryshohet plani urbanistik, të ndërtohet diçka tjetër për qytetarët”,- tha kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit - ”E Majta”, Maria Xhons.
Kandidatja për këshilltare në Qytetin e Shkupit njëkohësisht edhe eko-aktiviste, shpalosi në detaje planin e përgatitur për këtë rajon, i cili jo vetëm që do ta afrojë njeriun me natyrën, por në të do të punësohen personat me kategori të rrezikuar sociale.
“Ne e kemi vënë natyrën në top prioritetet e partisë sonë. Ne duam që kjo pjesë këtu të kthehet në kopsht urban, gjithashtu të jetë energji efikase në të njëjtën kohë dhe në të të mund të punësohen personat me kategori të rrezikuar sociale, pra do të jetë një koncept i plotë i të gjitha sferave dhe aspekteve që përfshin projekti i partisë “E Majta””,- u shpreh kandidatja për këshilltare në Qytetin e Shkupit – “E Majta”, Dragana Velkovska.
Nga “E Majta” paralajmëruan edhe 16 masat kryesore në programin për komunën e Manastirit. Jemi të gatshëm të ofrojmë alternativë politike në zgjedhjet lokale, tha Ivana Atanovska nga kjo parti e cila akuzoi qeveritë e kaluara për atë që Manastiri nuk ka shënuar asnjë përparim.
“Për fat të keq, jetojmë në një vend ku nuk sundon drejtësia dhe dega lokale në Manastir tashmë dy vite lufton me varfërinë e skajshme dhe ky vend është shkatërruar. Këtyre 27 viteve, Manastiri nuk ka asnjë përparim, ndërsa politikanët pasurohen në kurriz të popullit. Ne jemi parti që do t’i japim shpresë këtij populli, sepse ka ardhmëri. Pra, duam ndryshim dhe jo zëvendësim politikash”,- tha bartësja e listës në Manastir – “E Majta”, Ivana Atanasovska.
Disa nga 16 masat në programin e kësaj partie janë edhe zbritja e ofertës së ujësjellësit për 50% , ndërmarrjet publike komunale, ndërtimet e ulëta në Manastir etj.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
