Botë

Tiranë, Rama priti për vizitë Haradinajn

27.09.2017 18:06

Më shumë bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Kosovës është ajo çka është premtuar gjatë një takimi mes kryeministrit, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Ramush Haradinaj...

Rama i ka premtuar homologut se "në fillim të vitit 2018 do të shembet kufiri mes dy vendeve, do të ketë një bashkim doganor dhe të përfaqësive diplomatike në botë, ndërsa do të njësohen edhe diplomat. Çdo gjë do të nisë të konkretizohet nga mbledhja e dy qeverive në Korçë në 27 nëntor në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”.
 
Ndërkaq, Haradinaj u shpreh entuziast për rrugëtimin e përbashkët mes dy vendeve.
 
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama kërkoi edhe zgjidhjen e çështjes së demarkacionit. Haradinaj ka zhvilluar takime edhe me presidentin, Ilir Meta, kreun e PD-së, Lulzim Basha, dhe me zyrtarë të tjerë.
 
LULJETA NDOKA