Botë
Interpol, miratohet kërkesa e Palestinës për pranim
27.09.2017 19:00
Interpoli e ka miratuar kërkesën e autoritetit palestinez për pranim në këtë organizatë policore...
“Shteti i Palestinës dhe Ishujt Solomone tash janë vende anëtare të Interpolit”,- thuhet në një postim të sotëm në rrjetin Twitter nga ana e Interpolit.
Kandidatura palestineze është miratuar në Asamblenë e përgjithshme vjetore të Interpolit, që po mbahet në Pekin të Kinës.
Organizata për Çlirimin e Palestinës ka shkruar në rrjetin Twitter se më tepër se 75% të anëtarëve të Interpolit kanë votuar për miratim të kërkesës për pranim.
