Futboll

Eliminohet e turpëruar Spanja

19.06.2014 18:35

Spanja i ka dhënë fund ëndërrës së mbrojtjes së titullit kampion Bote...

Spanja i ka dhënë fund ëndërrës së mbrojtjes së titullit kampion Bote, pasi që ka shijuar edhe humbjen e dytë në grupin B.

Spanjollët dështuan totalisht përballë një skuadreje mjaft të fortë të Kilit, e cila nuk u ndal së vrapuari për 90 minuta.

Vargas dhe Aranguiz shënuan në pjesën e parë të takimit për t'i dhënë fund shpresës së Spanjës në këtë Kupë të Botës.

Në këtë sfidë dështoi totalisht skuadra Spanjolle, veçanërisht Iniesta, Silva dhe Costa, të cilët nuk dhuruan asgjë.

Australia dhe Spanja do të ndeshen në sfidën e tretë dhe të fundit të Grupit B, ndeshje e cila do të luhet vetëm për prestigj, ngase gjithçka ka përfunduar sa i përket të kualifikuarve.