Maqedoni

Rasti “Shuplakat”, i akuzuari, Nikolla Gruevski, në Gjykatë

28.09.2017 12:23

Në Gjykatën Penale sot duhej të mbahet seanca gjyqësore në lidhje me rastin “Shuplakat e porositura” në Komunën Qendër....

Në Gjykatën Penale sot duhej të mbahet seanca gjyqësore në lidhje me rastin “Shuplakat e porositura” në Komunën Qendër në vitin 2013, por ajo është shtyrë për shkak të mungesës së dy të akuzuarve.
 
I akuzuar në këtë rast është edhe lideri i VRMO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili ishte i pranishëm në Gjykatë. Ai dyshohet se i kishte paraqitur “Shuplakat” për kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovskin. Të akuzuarit e tjerë në këtë rast janë dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniela Rangellova, dhe persona të tjerë.
 
Seanca e kaluara u anulua sepse gjykatësja, Tatjana Mihajllova, njoftoi se lënda është në Gjykatën e Apelit, që kur PPS dorëzoi ankesë të gjobave nga 2 mijë euro për prokuroren, Katica Janeva dhe Fatime Fetai, për mosrespektimin e gjykatës dhe gjykatëses Mihajllova. Lënda përsëri ka përfunduar edhe në Gjykatën e Lartë. Prokurorja speciale, Fatime Fetai, kërkoi që në seancën e ardhshme të sillen me forcë të akuzuarit. 
 
Po ashtu në Gjykatë ishte caktuar edhe seanca gjyqësore për rastet  "Lagjja e Trimave", ku fjalën përfundimtare e dhanë të paditurit e fundit dhe avokatët e tyre. Gjithashtu është caktuar edhe fillim i procesit gjyqësor për rastin "Transporter".