Xhemaili e Xhaka shënojnë në demolimin e Zvicrës nga Franca
Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka kanë shënuar nga një gol në humbjen e thellë që pësoi kombëtarja e Zvicrës në ndeshjen e dytë në botërorin e Brazilit 2014, nga Franca (2:5)………….

Mesfushorët shqiptar kanë shënuar golat e vetëm për Zvicrën e cila u demolua nga Franca (2:5).
Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka kanë shënuar nga një gol në humbjen e thellë që pësoi kombëtarja e Zvicrës në ndeshjen e dytë në botërorin e Brazilit 2014, nga Franca (2:5).
Xhemaili shënoi golin e parë të Zvicrës në minutën 81-të nga gjuajtja e lirë prej mëse 30 metrave, por që ishte e fuqishme dhe precize.
Xhaka realizoi një gol të bukur me goditje voleje në minutën 87 pas një asistimi nga Inler. Xhakës iu anulua një gol edhe në minutën 28 nga një vendim shumë i mprehtë i arbitrave për pozitë jashtë loje.
Shaqiri në minutën 31 gjuajti skaj portës, ndërsa Benzema në minutën 33 huqi penalltinë, kur Benaglio i Zvicranëve e dëboi topin dhe Debouchy në tentimin e dytë përplasi topin për shtylle.
Megjithatë, Valon Behrami ishte fajtor në dy golat e parë që u shënuan nga Franca nëpërmjet Giroud dhe Matuidi, për këtë edhe u zëvendësua pas përfundimit të pjesëlojës së parë.
Në minutën 65, Admir Mehmedi huqi nga afër, ndërsa rastin e fundit ndër futbollistët shqiptar e pati, Shaqiri në minutën 86 kur Lloris mezi arriti të dëbojë topin jashtë vijës fundore.
Golat e tjera të Francës i shënuan Valbuena, Benzema dhe Sissoko. Goli në fund të ndeshjes nga Benzema nuk u pranua zyrtarisht nga FIFA.
