Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, vazhdon fushata parazgjedhore
28.09.2017 12:33
Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale të 15 tetorit...

Ndërsa kryetarët e forumeve rinore të partive sot do të nënshkruajnë Deklaratë për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike, të cilën para disa ditësh e kanë nënshkruar kandidatët për kryetarë komunash. Fushata për rrethin e parë zgjedhor filloi më 25 shtator dhe do të përfundojë më 13 tetor në orën 24:00, kur fillon heshtja zgjedhore.
Të drejtë vote për të zgjedhur udhëheqësit e pushtetit lokal në 80 komuna do të kenë 1.814.644 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore. Raundi i dytë i zgjedhjeve në komunat ku nuk do të ketë fitues në rrethin e parë është caktuar për më 29 tetor.
