Botë

Japoni, kryeministri Abe shpërndan parlamentin

28.09.2017 12:51

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, shpërndau Dhomën e Ulët të Parlamentit përpara zgjedhjeve të parakohshme...

Zgjedhjet janë  shpallur të hënën, ndërsa do të mbahen më 22 tetor. Presidenti Abe kërkon mandat të ri në kohën e krizës së vazhdueshme bërthamore të Koresë së Veriut.

Ai po ashtu pritet të përfitojë nga vlerësimet e fuqishme për të dhe nga një opozitë në rrëmujë. Abe është bërë kryeministër në vitin 2012, ndërsa Partia e tij Liberal-Demokrate udhëheq koalicionin qeverisës.