Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, BDI prezanton dy projekte shtesë për Çairin
28.09.2017 13:53
BDI ka prezantuar edhe dy projekte për Çairin, që nuk janë pjesë e kontratës së kandidatit Ganiu, por që premton t’i realizojë menjëherë nëse zgjidhet...

Bëhet fjalë për ndërmarrjen e re komunale në kuadër të komunës dhe revizionin e planeve urbanistike. BDI prezantoi edhe arsyen se përse ka konkurruar me lista të përbashkëta në tre komuna.
“Një nga punët elementare është higjiena e sipërfaqeve publike në rrugët dytësore, sepse rrugët kryesore janë në kompetenca të Qytetit të Shkupit. Me revizionin e planit detaj urbanistik duam të shohim realisht nëse ekziston uzurpim i sipërfaqeve publike apo nëse parqet përdoren për t’u ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Me përkrahjen e këshillit të ri komunal do të bëjmë korrigjime”,- deklaroi kandidati për Komunën e Çairit – BDI, Visar Ganiu.
“Shqiptarët, duke u bashkuar në një listë të përbashkët, nuk lejuan defaktorizimin e shqiptarëve, duke masivizuar e grumbulluar votën në një listë të përbashkët në komunën e Gazibabës dhe në komuna të tjera, si në Manastir e Ohër”,- u shpreh Ali Sadiku nga BDI – Gazibabë.
