Kuvendi do ta mbajë seancën e 6-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e gjashtë në rend dite të së cilës janë propozim-ligjet për ndryshim të ligjeve për sigurim pensional dhe invalidor, për kontributa nga sigurimi i obligueshëm social dhe për sigurim shëndetësor.........

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e gjashtë në rend dite të së cilës janë propozim-ligjet për ndryshim të ligjeve për sigurim pensional dhe invalidor, për kontributa nga sigurimi i obligueshëm social dhe për sigurim shëndetësor, të gjithë me procedurë të shkurtuar, të parashtruara nga deputetët Talat Xhaferi, Ilija Dimovski, Dragan Cuklev dhe Romeo Trenov.
Në rend dite janë edhe verifikimi i mandatit të një deputeti në Kuvendin e Republikës së maqedonisë, si dhe propozim-vendimet për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të tyre, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit dhe të delegacioneve të Kuvendit në AP të Këshillit të Evropës, në AP të OSBE-së, në UIP, në DP të IEQ-së, në AP të NATO-s, në AP të Mesdheut, në AP të PBEJL-së, në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asociim.
Deputetët duhet të votojnë edhe për shkarkim dhe emërim të një anëtari të Këshillit për ndarje të çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" dhe Këshillit për statistikë të Republikës së Maqedonisë.
