Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, VMRO prezanton ofertën për dy komuna

28.09.2017 16:39

Vendet e reja të punës, investimet e huaja dhe ato të brendshme, si dhe projektet infrastrukturore ishin në fokusin...

Vendet e reja të punës, investimet e huaja dhe ato të brendshme, si dhe projektet infrastrukturore ishin në fokusin e premtimeve të liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, në tubimin e mbajtur para banorëve të Kavadarit.
 
Ai paralajmëroi ofertë për parcela të reja në zonën industriale dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore, rikonstruimin dhe zgjerimin e bulevardit perëndimor, hyrjen e re për në Rosoman, si dhe nga Negotina dhe Prilepi ndërtimin e rrugëve për biçikleta dhe rrugicë për këmbësorë përgjatë lumit Luda Mara.
 
“Me projektin "Komuna ime", qyteti do të ndahet në disa rajone dhe çdo rajon do të ketë stafin e vet komunal, përkatësisht një person të punësuar në komunë, i cili do të jetë në terren dhe do të marrë vërejtje personale nga qytetarët për problemet që mund të zgjidhen nga ana e pushtetit lokal. Të jeni të sigurtë që do mund të hapim së paku 150 mijë vende pune në dhjetë vitet e ardhshme”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.
 
Sipas Gruvskit, askush nuk do të jetë në gjendje të ndalojë qytetarët që të dalin në referendum për t'i dhënë fund errësimit katërmujor në Maqedoni dhe kështu do të fillojë një epokë të re. Gruevski gjithashtu shtoi se gjatë takimit me Koxias ai i ka thënë se dëshiron që problemin me Greqinë, Maqedonia ta zgjidh njëjtë si me Bullgarinë. “Pas zgjedhjeve lokale, do të zgjidhet edhe problemi me Greqinë", tha Gruevski. 
 
Kandidati për kryetar komune, Mitko Jançev – Kavadari, dhe kandidati për kryetar komune në Negotinë kërkuan nga qytetarët t’u japin  besimin për realizuar projektet e parapara për këto komuna. 
 
“E kam sjellë ndoshta vendimin më të vështirë në jetën time, unë kam menduar shumë, u përpoqa shumë të krijoj një fotografi për gjithçka që do vija në të ardhmen dhe në fund sfida fitoi. Funksioni i kryetar komune me vete mbart detyrime të mëdha, punë të madhe dhe shumë përpjekje. Duke e ditur veten time, të gjithë energjinë që kam dhe dëshirën e madhe për sfida të reja, besoj se me përkushtim dhe përgjegjësi do t’i përmbushi obligimet e mija”,- u shpreh kandidati për kryetar komune në Kavadar nga VMRO-DPMNE, Mitko Jançev.
 
“Vizionin tim për Negotinën më të suksesshme do ta realizoj përmes disa projekteve. Përfundimi i projekteve për zgjidhje të plotë dhe përmirësim të furnizimit me ujë në Komunën e Negotinës, asfaltimi i rrugëve , zgjidhjen e problemit me vendet për parkim në Negotinë, ndërtimin e unazave në hyrje, dalje dhe qendër të qytetit . Ne tregojmë shqetësim për trafikun në qytet”,- tha kandidati për kryetar komune nga Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë", Zllatko Penkov.
 
Kandidati për kryetar të Karposhit, Stevço Jakimovski, paraqiti programin për të cilin tha se përbëhet nga pesë pika të rëndësishme, mes tyre ajri i pastër dhe më shumë hapësira për parkim. 
 
“Të zgjidhim problemet me parkim te qytetarët nga Karposh 1 dhe ato pjesë që gravitojnë drejt Komunës së Qendrës, të gjithë kontejnerët do ti vendosim nën tokë. Do të japim subvencione të veçanta për të gjithë ata që do të blejnë soba të reja me peleta. Për çiftet e reja  japim në shfrytëzim tokën që është në pronësi të Komunës, pas Zajçev Rid dhe pas kazermës Ilindën”,- u shpreh kandidati për kryetar komune në Karposh - Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë", Stevçe Jakimovski.
 
Sipas VMRO-DPMNE-së, 15 tetori është dita kur vendoset dhe një herë e përgjithmonë atyre që ja duan të keqen Maqedonisë u jepet fundi, pasi që këto nuk janë zgjedhje lokale, por dita kur vendi do të kthehet në rrugën e duhur.
 
SANIJE DURAKU