Maqedoni
“Zgjedhje korrekte e pa dhunë”, forumet rinore me deklaratë të përbashkët
28.09.2017 16:53
Liderët e forumeve rinore të 25 subjekteve politike nënshkruan deklaratën për zgjedhje të lira dhe korrekte...

Të rinjtë u zotuan për fushatë dinjitoze dhe uljen e nivelit të gjuhës së urrejtjes, zhvillim të procesit zgjedhor demokratik dhe garë të barabartë duke respektuar çdo pjesëmarrës në procesin zgjedhor.
“Politikanët e rinj çdo vit kanë rol më të madh dhe zë më të fuqishëm në shoqëri dhe në proceset politike, si asnjëherë më parë politikanët e rinj janë të përfaqësuar në pothuajse çdo listë të këshilltarëve, të rinjtë janë partnerë kyç të vendimmarrësve dhe partnerë strategjikë dhe do të vazhdojnë me forca të përbashkëta të krijojnë politika me rëndësi kyçe për të rinjtë”,- deklaroi Biljana Janeva nga Instituti “Ohri”.
“Objekt i deklaratës është të motivohen të rinjtë e partive politike për përpjekje më të mëdha në kuadër të zhvillimit të kampanjave zgjedhore fer dhe demokratike, dhe të dëshmojnë se të rinjtë si pjesë e rëndësishme e të gjitha partive politike mbartin përgjegjësi dhe maturinë të japin kontribut në përforcimin e demokracisë në Republikën e Maqedonisë”,- u shpreh Marija Andreva nga Instituti “Ohri”.
ARLINDA BAFTIU
