Maqedoni

Rasti “Transportuesi”, anulohet seanca, Talevski këmbëngul për pafajësi

28.09.2017 17:07

Është anuluar seanca e sotme për rastin “Transportuesi 1” të ngritur nga PPS...

Shkas u bë mungesa e njërit nga 23 të akuzuarit. I akuzuari i parë në këtë rast, kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, deklaroi se në punën e tij nuk ka krim.
 
“Nëse kemi gabuar ne, kanë gabuar të gjitha komunat në Maqedoni. Obligimin ligjor e kemi kryer deri në maksimum në mënyrë ligjore. Siguruam transport falas të nxënësve me kushtet që dalin nga respektimi i ligjeve në Maqedoni”,- deklaroi i akuzuari i parë në rastin “Transportuesi 1”, Vladimir Taleski.
 
Të akuzuarit në rastin “Transportuesi 1” akuzohen për keqpërdorim të parave buxhetore në vlerë prej 360 mijë euro për organizim joligjor të transportit të nxënësve në Manastir. Në gusht, prokuroria e Manastirit hapi rastin “Transportuesi 2”, ku Taleski përsëri dyshohet për abuzim të pozitës zyrtare me tenderë joligjorë për transportin e nxënësve në vitet shkollore 2013/2014 dhe 2015/2016.
 
BESIM ABDULLAI