Botë

Turqi, rrëshqitje dheu nga vërshimet, një i vdekur

28.09.2017 17:37

Shirat e fuqishëm që përfshinë provincën turke, Rize, kanë rezultuar me një të vdekur e disa shtëpi të shkatërruara nga rrëshqitjet e dheut dhe dalja nga shtrati e lumenjve...

Një grua e moshuar është lënduar më rëndë, të tjerë banorë kanë shpëtuar me lëndime të lehta. Shumë fshatra janë izoluar tërësisht pasi rrugët janë shndërruar në lumenj dhe dheu ka mbuluar asfaltin. Shkollat sot janë mbyllur.

Banorët lokalë janë udhëzuar të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë në vendet e sigurta dhe të largohen nga vendbanimet në afërsi të lumenjve apo rrëzë kodrave për shkak të rrezikut të rrëshqitje së tokës.