Maqedoni
Rasti “Shuplaka”, Zhernovski: Presim të flasë drejtësia
28.09.2017 17:46
Pas përfundimit të seancës gjyqësore për rastin “Shuplakat e porositura në Qendër”...

Pas përfundimit të seancës gjyqësore për rastin “Shuplakat e porositura në Qendër”, Andrej Zhernovski kërkoi që dhunuesit të përgjigjen për veprat e tyre.
“Për shkak të funksionimit të drejtësisë, unë dhe gjithë të tjerët presim që të fillojë kjo lëndë dhe të mbarojë me dënimin e gjithë atyre që organizuan atë vepër, me në krye Gruevskin, dhe të përfundojë atje ku e ka vendin. Dhunuesit duhet të përgjigjen për veprat e tyre”,- tha kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
Ai gjithashtu shtoi se hap i rëndësishëm është që në seancën e radhës do të fillojë diskutimi kryesor dhe përshëndeti vendimin e Apelit, që pranoi ankesën e PPS-së dhe tani “bombat” do të përdoren si dëshmi në procesin gjyqësor.
SEVDIJE METAJ-ZYBER
