Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, “E Majta”: Prezanton planin për Manastirin
28.09.2017 17:54
Partia “E Majta” ka prezantuar sot projektet për komunë e Manastirit. Bartësja e listës së këshilltarëve, Ivana Atanasovska

Partia “E Majta” ka prezantuar sot projektet për komunë e Manastirit. Bartësja e listës së këshilltarëve, Ivana Atanasovska, premtoi angazhim maksimal për sigurimin e transportit publik në Manastir, planifikimin e gazifikimit për qytetin dhe sistemit të ngrohjes qendrore dhe më e rëndësishmja, sipas saj, kthimin e jetës së dinjitetshme për të gjithë qytetarët e komunës së Manastirit.
“Atë që do të kërkojmë si këshilltar në Komunën e Manastirit, para së gjithash do të jetë ndërmarrja e transportit publik, e cila do të jetë e sigurt për qytetarët e Manastirin dhe rrethinën. Sigurisht do të kërkojmë që të ketë transport të sigurt dhe për qytete të tjera nga Manastiri. Gjithashtu do të kërkojmë gazifikim dhe ngrohje qendrore, me çka qytetarët do të kenë benefite më të mëdha, por gjithashtu do të ndikojë edhe në aspektin ekologjik. Gjithashtu dua të them se Partia e Majtë do të përfaqësojë qytetarët në këshillin komunal dhe unë si bartëse e listës me miqtë nga partia do ta kthejmë dinjitetin e gjithë qytetarëve në këtë vend”,- deklaroi Ivana Atanasovska, bartësja e listës së këshilltarëve – “E Majta”, Manastir.
Partia “E Majta” premton se edhe në të gjitha komunat ku garon me kandidatë për kryetarë komunash apo listë këshilltarësh do të angazhohet maksimalisht që komunat të kthehen në institucione në shërbim të vërtetë të qytetarëve e jo të partive që zgjedhin kryetarët e tyre.
“E Majta” në këto katër ditë të fushatës ka mbajtur pres konferenca dhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët, që të njihet më nga afër me problemet reale të tyre. Planifikim urban në shërbim të qytetarëve, kthimin e sipërfaqeve të gjelbra, projekte për uljen e niveleve alarmante të ndotjes janë vetëm disa nga premtimet e dhëna të cilat kjo parti po ua sqaron qytetarëve duke kërkuar votën e tyre për këtë opsion politik.
GAZMEND REXHEPI
