Maqedoni

PPS prezanton raportin në KPP, Janeva: Do të hapim raste të reja

28.09.2017 18:02

Këshilli i Prokurorëve Publik miratoi Raportin e katërt gjashtëmujor të Prokurorisë Speciale...

Janeva premton se PPS do të vazhdojë të hap hetime të reja, por nuk u përgjigj nëse në mesin e 90 procedurave parahetimore të cilat janë në vijim e sipër ndodhet edhe rasti “Monstra”.
 
“Ne edhe më tej punojmë për procedura parahetimore dhe do të hapim hetime në periudhën e ardhshme. Do të analizojmë dokumente të shumta për procedura të mëparshme para hetimore dhe ato të reja. Në lidhje me atë nëse do të procedojmë akuza të reja, shpresoj se deri atëherë do të ndodhin disa ndryshime ligjore në favor të PPS-së, e në qoftë se nuk ndodhin, Këshilli i Prokurorëve bashkë me institucionet tjera do të njoftohen në kohë për veprimet tona”,- deklaroi prokurorja speciale, Katica Janeva.
 
Specialja ka pranuar disa vërejtje në lidhje me raportin, por të njëjtat nuk i bëri të ditura as prokurorja speciale, Katica Janeva, dhe as kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kolo Shterijov.
 
ARLINDA BAFTIU