Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, Dauti: PDSh ka ofertë për zgjidhjen e problemeve
28.09.2017 18:15
Kandidati i PDSh-së për kryetar të Komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti...

Kandidati i PDSh-së për kryetar të Komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti, sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë, vizituan tregun e improvizuar në Tetovë. Dauti prezantoi ofertën e PDSh-së për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen banorët.
“Ne kemi projekt për zgjidhjen e këtyre problemeve, duke siguruar tregun mobil, kontrata trelaterale, stimulim të produkteve të vendit, si dhe formimin e dy qendrave grumbulluese të prodhimeve bujqësore në Tetovë”,- deklaroi kandidati për Komunën e Tetovës – PDSh, Bardhyl Dauti.
