Maqedoni
Padi ndaj Vangellovskit, pengoi hetimin e KPPGJ-së në gjykatë
28.09.2017 18:28
Këshilli për përcaktimin e përgjegjësisë tek gjykatësit ka ngritur Padi Penale në Prokurorinë Themelore ndaj kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski...

Më 13 shtator, Vangellovski nuk ka lejuar që Komisioni pranë këshillit të futet në gjykatë dhe të kryejë hetime në lidhje me lëndët e PPS-së, “Shënjestra” dhe “Fortesa”.
Kryetari i Këshillit për verifikimin e fakteve, Sasho Pocevski, potencoi se edhe pse më 6 shtator ka njoftuar kryetarin e Gjykatës së Lartë se më 13 shtator në orën 11 do ta vizitojnë gjykatën, policia nuk i ka lejuar të futen brenda. Por, Vangellovski thotë se koha do të tregojë se kush do të bartë përgjegjësi penale. Ai nuk deshi të komentojë procedurat e një organi të cilin e ka cilësuar si të vdekur.
