Botë
Referendumi për pavarësinë e Katalonjës
28.09.2017 18:48
Qeveria spanjolle po përpiqet me çdo mënyrë të ndalojë referendumin e paralajmëruar për pavarësinë e Katalonjës...

Policia e Barcelonës ka mbyllur në një depo kutitë e votimit që mendohet se do të përdoren për referendumin e së dielës.
Rreth 10 milionë flete votimi janë konfiskuar ndërsa faqet e internetit qe informojnë katalanasit për referendumin janë bllokuar.
Burime të “Guardia Urbana” thanë të enjten se policia do të ndalojë këdo që përpiqet të lëvizte kutitë e votimit në një vend tjetër.
Autoritetet spanjolle kanë kërkuar ndihmën e Komisionit Europian për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes Katalonjës dhe qeverisë së Madridit, shkruan “the Guardian”.
Katalonia, një rajon i pasur ekonomikisht ku jetojnë rreth 7.5 milionë banorë, ka gjuhën dhe kulturën e saj ndërsa gëzon një shkallë të lartë autonomie.
Autoritete e katalonjës janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund realizimit të referendumit të pavarësisë. Me mijëra njerëz kanë protestuar pro shkëputjes, në qytetet kryesore gjate javëve te fundit, ndërsa mijëra forca policie shtesë janë dërguar në rajonin që kërkon shkëputje nga Spanja./Tv Klan
