Botë
SHBA: ANEB, t'i përforcojë inspektimet në Iran
29.09.2017 12:31
SHBA kërkoi nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) t'i përforcojë inspektimet në Iran...

SHBA kërkoi nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) t'i përforcojë inspektimet në Iran, që të konfirmohet nëse Republika Islamike e zbaton marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2105 për pezullimin e programit të tij bërthamor.
Kërkesa vjen pasi që presidenti amerikan Donald Tramp ashpër e kritikoi Marrëveshjen në fjalimin e tij para Asamblesë Parlamentare të Kombeve të Bashkuara dhe paralajmëroi se është e mundur prishja e marrëveshjes. "Për marrëveshjen bërthamore nënshkruesit duhet të kenë mirëkuptim të përbashkët për kushtet e saj", deklaroi ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Niki Hejli.
Sipas marrëveshjes, SHBA dhe Bashkimi Evropian u dakorduan për pezullimin e sanksioneve ekonomike serioze kundër Iranit, ndërsa iranianët u zotuan se do ta ndërpresin programon për zhvillim të energjisë bërthamore i cili do të sjellë deri në dispozicion të bombës bërthamore. Iranianët u zotuan se do të lejojnë kontrolle të impianteve bërthamore nga ana e ANEB-it.Ambasadorja Hejli akuzoi se disa vende përpiqen ta shmangin kryerjen e inspektimeve më të shpeshta të impianteve bërthamore iraniane. Supozohet se Hajli mendon në Rusinë. e cila i siguroi ndihme të konsiderueshme Iranit për zhvillimin e programit.
