Botë
Bangladesh, fundoset anija humbin jetën 14 njerëz
29.09.2017 12:55
Të paktën 14 persona janë mbytur në afërsi të bregut të Bangladeshit, kur u fundos një anije me të cilën transportoheshin një grup i rohinxhëve, konfirmuan burime policore...

"Trupat e nëntë fëmijëve dhe pesë grave janë gjetur në gjirin e bregut", njoftoi përfaqësuesi zyrtar i pushtetit lokal Mohamed Muanadin. Druhet se numri i viktimave është shumë më i madh, duke pasur parasysh atë se anija me të cilën iknin rohinxhët nga Mjanmari ka qenë e stërngarkuar. Supozohet se në anije ka pasur më shumë se 100 persona, edhe pse lundruesja ka pasur kapacitet jashtëzakonisht më të vogël.
Numri i refugjatëve rohinxhi, të cilët nga gushti kanë ikur nga dhuna në Mjanmar në Bangladesh, sot e kaloi numrin prej gjysmë milionë.
"Deri më 27 shtator janë regjistruar 501.800 refugjatë", njoftuan sot KB-ja dhe organizatat joqeveritare në raportin më të ri për situatën e atjeshme. Rohinxhit, minoritet mysliman i cili jeton në pjesën perëndimore të rajonit shumicë budiste Mjanmar, ikin nga ofensiva ushtarake e ushtrisë së këtij shteti, i cili u ngrit më 25 gusht si përgjigje e sulmeve të kryera nga kryengritësit rohinxhë.
