Biznes ekspo ditë të Maqedonisë dhe Bullgarisë
Rritje të këmbimit ekonomik dhe intensifikim të bashkëpunimit ndërkufitar janë temat kryesore të Biznes ekspo ditëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë që do të mbahen sot dhe nesër në Shtip dhe Koçan..........

Rritje të këmbimit ekonomik dhe intensifikim të bashkëpunimit ndërkufitar janë temat kryesore të Biznes ekspo ditëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë që do të mbahen sot dhe nesër në Shtip dhe Koçan.
MK-BGPara njëzetë kryetarëve të komunave nga të dy vendet dhe ërfaqësues të 50 kompanive do të prezantohen potencialet financiare dhe kushtet për kreditim nga ana e dy bankave shtetërore për zhvillim.
Në forum do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski. Është paralajmëruar edhe zëvendës-kryetarja e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë e angazhuar për zhvillim ekonomik Daniella Bobeva.
Kompani nga Maqedonia dhe Bullgaria do të vendosin stendat e tyre në pllajën para Rektoratit të Universitetit "Goce Dellçev" në Shtip - Novosellë. Partnerët afarist nga të dy shtetet pritet që të realizojnë edhe biznes kontakte të drejtpërdrejta. Në Koçan do të organizohet panel debat për projekte të përbashkëta nga bashkëpunimi ndërkufitar, financimin e tyre dhe shfrytëzim më të madh të fondeve të BE-së për këtë dedikim.
Organizatorë të ekspo ditëve janë Oda Ekonomike e Maqedonisë-Bullgarisë, komunat Shtip dhe Koçan, Qendra për zhvillim të rajonit planor lindor dhe Universiteti "Goce Dellçev".