Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, Arifi publikon planin urbanistik për Reçicën; Bejta: Mbështetja juaj, motiv për më shumë punë

29.09.2017 13:50

Kandidatja e BDI-së për Tetovën, Teuta Arifi, ka prezantuar planin urbanistik për Reçicën e Madhe, i pari plan që bëhet për këtë komunë...

Edhe kandidati i BDI-së për Gostivarin premtoi se Gostivari i nesërm do jetë më i mirë se i sotmi.
 
“Sot vazhduam me prezantimin e planit urbanistik në Reçicë të Madhe. Kjo vepër e një rëndësie të veçantë, e cila transformon vlerën e tokave bujqësore në toka ndërtimore, është një realizim i cili bëhet pas disa dekadave me përkushtimin tonë maksimal. Do të vazhdoj intensivisht të punoj çdo ditë për Reçicën, për njerëzit të cilët na kanë mbështetur gjithmonë”,- deklaroi kandidatja për Komunën e Tetovës nga BDI, Teuta Arifi.
 
“Gostivari që meritojmë dhe që tashmë së bashku mund ta arrijmë, do të jetë krenari e çdo banori. Këto vite kemi punuar për të përmirësuar Gostivarin e sotëm dhe së bashku ia kemi dalë. Tani, mbi këto themele, do të ndërtojmë Gostivarin e nesërm. Parashikojmë dhe ndërtimin e një çerdheje të re në qytetin e Gostivarit, hapjen e Galerisë së Arteve dhe Muzeut të qytetit, themelimin e Teatrit në komunën e Gostivarit, kënde lojërash për fëmijë në hapësira publike, si dhe ndërtimin e kontejnerëve nëntokësorë”,- tha kandidati për kryetar në Komunën e Gostivarit nga BDI, Nevzat Bejta.