Maqedoni

Qeveria dhe Ambasada zvicerane, ndihmë pesë kompanive të mesme

29.09.2017 14:46

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev, dhe ambasadorja e Zvicrës, Sibil Suter Tehada...

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev, dhe ambasadorja e Zvicrës, Sibil Suter Tehada, nënshkruan Deklaratë pajtueshmërie për bashkëpunim në projektin "Angazhim i seniorë-ekspertëve për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Maqedoni".
 
Ky projekt do të përfshijë pesë kompani të cilat do të marrin këshilla falas nga ekspertë zviceranë si të rrisin cilësinë e punës në kompanitë e tyre. 
 
“Projekti për mbështetje të kompanive vendore me ekspertë nga jashtë ka qenë efikas, andaj u shpall thirrja e tretë, me ç’rast janë paraqitur 35  aplikime. Në dy vitet e fundit ndihmë nga ekspertët kanë marrë 96 kompani, prej të cilave 90% janë të kënaqura”,- tha zëvendëskryeministri, Koço Angjushev.
 
“Jam e sigurt se me ekspertët zviceranë, me njohuritë dhe përvojën e tyre, do t’i bëjnë kompanitë më konkurruese dhe të gatshme për sfida të radhës”,- u shpreh ambasadorja e Zvicrës, Sibil Suter Tehada.
 
Ambasada zvicerane mbulon 90 për qind të harxhimeve për ekspertët e angazhuar, ndërsa në projekt janë kyçur edhe ekspertë nga Austria, Holanda dhe Gjermania.
 
LUMTURIJE HAJRO